Lifestyle
Unikkatil sjell këngën e re
Unikkatil pritet që gjatë javëve të ardhshme të mbajë një koncert në njërën nga diskotekat më të njohura shqiptare në Zvicër
Një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, Unikkatil, ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në tregun muzikor. Repkëngëtari Viktor Palokaj, që ndryshe vlerësohet edhe si mbreti i hip-hopit shqiptar, shumë shpejt do të lansojë këngën më të re. Të paktën kështu shkruan në një nga faqet e tij në rrjetet sociale, njofton albinfo.ch.
“Konga e re nga Unikkatil del me dat 22!! Sa shqipe jan tu e prit knej?”, shkruhet në një status në faqen e tij në Facebook, pa u përmendur muaji, por duket se fjala është për muajin mars.
Ndryshe, Unikkatil pritet që gjatë javëve të ardhshme të mbajë një koncert në njërën nga diskotekat më të njohura shqiptare në Zvicër.
Viktor Palokaj është njëri prej artistëve më të mëdhenj në historinë shqiptare, ku vlen të përmendet koncerti i tij i mbajtur në korrik të vitit 2012 në Stadiumin e Prishtinës, ku arriti të mbledhë mbi 25 mijë veta.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












