E-Diaspora
Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane edhe me biznese jashtë Gjermanisë
Në vitin 2018 do ketë një platformë gjithëpërfshirëse për bizneset edhe jashtë territorit të Gjermanisë
Kryesia e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, mbajti takimin e fundit të punës për vitin 2017, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mbledhje u fol për veprimtarinë gjatë vitit 2017, duke folur për sukseset që kishin.
“U rikujtua përkrahja e 143 studenteve nga Universiteti publik dhe pesë nga Kolegji Heimerer, me bursa vjetore, pjesëmarrja në panairin e punës në Prishtinë dhe punësimi i mese 60 punëkërkuesve nga Kosova, pjesëmarrja në takimet B2B, në bashkëpunim me OEGJK, ku si rezultat kemi nënshkrimin e 4 kontratave, vizita te kryeministri dhe presidenti i RKS, takimi me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Held, vizita në ambasadën e Kosovës ne Gjermani dhe shumë e shumë aktivitete promovuese që UB i sollën se paku 70 anëtar të rinj”, thuhet në komunikatë.
Platforma strategjike e veprimit për vitin 2018 dhe strukturimi i mëtutjeshëm i shërbimit të administratës ishin një ndër pikat e rendit të ditës së këtij takimi.
Në vitin 2018 do ketë një platformë gjithëpërfshirëse për bizneset edhe jashtë territorit të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











