Lajme
Unioni i Bizneseve kërkon hapësirë për investime
Unioni global i bizneseve të diasporë kërkoi nga dy qeveritë, Prishtinë dhe Tiranë, t’u hapin rrugë investimeve nga diaspora
Një pako ligjore që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë, krijojnë kushte të përshtatshme për investime nga diaspora. Kështu ka deklaruar ministri shqiptar i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj në një takim që zhvilloi me Unioni global i bizneseve të diasporës.
Ky union i cili mbajti një takim edhe në Prishtinë, është krijuar me iniciativën e Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës, ndërsa në forumin e Tiranës kanë marrë pjesë rreth 60 afaristë të diasporës që vijnë nga 17 shtete të ndryshme.
Ministri Ahmetaj, bëri me dije se pakoja ligjore për mbrojtjen e investimeve të huaja si dhe ndryshimi i legjislacionit aktual si, ligji për partneritetin publiko privat, ligji për turizëm, ligjin për zonat ekonomike si dhe shkurtimi i procedurave burokratike, do të jenë joshja më e mirë për investitorët.
Në forumin e mbajtur në Tiranë mori pjesë edhe Ministri i Diasporës, Valon Murati. Ky i fundit tha se ky rrjet do të shihet si partner i zhvillimit ekonomik të dy vendeve, thuhet në njoftimin e MeD.
“Ne do të mundohemi që të krijojmë ambientin e kërkuar nga afaristët për investimet e tyre në dy vendet tona, duke bartur kësisoj potencialin si profesional ashtu edhe ekonomik”, tha ministri Murati, transmeton Albinfo.Ch.
Nga Unioni u kërkua që dy qeveritë të hapin rrugën për diasporën Shqiptare, ku kanë shprehur vullnet për të investuar ashtu të jemi të bashkuar si ekonomikisht ashtu edhe në aspektet e tjera shoqërore.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











