Fun
Universitetet amerikane, ende më të mirat në botë
Universitetet amerikane vazhdojnë të mbesin në krye të renditjes së Shangait, ku janë klasifikuar 500 universitetet më të mira në botë. Kjo renditje është lëshuar të hënën, njofton albinfo.ch. Ndërkaq, Universiteti zviceran, EPFZ, i pari në renditjen zvicerane, ka fituar megjithatë një vend, duke arritur në vendin e 19-të.
Për të 14-ën herë Harvard kryeson renditjen e universiteteve më të mira. Gjithashtu, njofton albinfo.ch, tri vendet e para në podium si dhe tetë nga dhjetë universitetet më të mira janë zënë sërish nga universitetet amerikane.
Stanford renditet e dyta, sikur vitin e kaluar, e ndjekur nga Berkeley. Ndërsa universitetit i parë joamerikan, Universiteti Cambridge britanik, ka arritur në vendin e katërt.
Renditja e Shanghait, e krijuar në vitin 2003, merr parasysh gjashtë kritere për të dalluar 500 prej 1200 universiteteve të listuara në botë: numri i Nobel në mesin e të diplomuarve, numri i cituar i studiuesve në disiplinën e tyre ose numri i publikimeve në “Shkenca” dhe “Natyrë”.
Polemikë rreth kritereve
Këto kritere lidhen më tepër me hulumtime dhe janë shumë pak të orientuara rreth shkencave shoqërore, rezultate pra që errësojnë shkencat shoqërore e njerëzore. Ky fakt është denoncuar nga shumë zyrtarë evropianë, të cilët pohojnë se këto kritere dëmtojnë qendrat e tyre studiuese.
Kështu që, vetëm pesë universitete jo-SHBA arrijnë në mesin e 20 universiteteve më të mira në botë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në










