Lajme
UNOPS bën regjistrimin në veri të Kosovë
Organizatë e Kombeve të Bashkuara për Projekte Shërbyes e (UNOPS) do të bëjë regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës, e jo institucionet e shtetit.
Edhe zyrtarët qeveritarë në Prishtinë janë pajtuar që në këtë pjesë të Kosovës përfaqësues ndërkombëtarë të kryejnë regjistrimin e jo Komisionit për Regjistrim i Kosovës.
Partitë opozitare – Vetëvendosje dhe AAK kanë kërkuar së fundi shtyrjen e regjistrimit që fillon nga 1 e deri më 15 prill. Këto parti thonë se është shkelur Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe ka shkelje të standardeve ndërkombëtare.
“Nga zhvillimet e deritanishme, vërehet qartë se ky proces po përcillet me probleme dhe mangësi të mëdha si në aspektin organizativ e po ashtu edhe në atë teknik. Probleme këto që do të sjellin pasoja politike për shoqërinë tonë e që për Vetëvendosje, janë të papranueshme”, ka thënë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.
Ndërsa Melihate Tërmoklli nga AAK-ja ka thënë se i vetmi institucion kredibil për regjistrimin e popullsisë në tërë territorin e Kosovës është Enti i Statistikave të Kosovës, e jo ndonjë organizatë ndërkombëtare. Sipas saj, procesi i regjistrimit duhet të shtyhet për dy muaj në mënyrë që të bëhen përgatitjet meritore dhe të hiqen dilemat për shumë paqartësi.
Ndërkohë sot në Kosovë pritet të vjen drejtori i EUROSTAT-it, Peter Everares. Ky i fundit pritet që me agjendën e tij të ketë edhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, por edhe me zyrtarë të Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë.
Përveç se nuk dihet nëse do të nisë regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave më 1 prill, nuk dihet fakti edhe nëse serbët e Kosovës do të jenë pjesë e popullatës së regjistruar. Derisa nga veriu i Mitrovicës merret vesh se serbët do ta bojkotojnë këtë proces, serbët e enklavave të tjera janë skeptikë nëse do të marrin pjesë në këtë regjistrim.
Përgatitjet për këtë proces që në Kosovë do të mbahet pas 30 vjetësh, ende nuk kanë përfunduar. Komisionet e regjistrimeve janë duke u përballur me probleme që nuk i kanë parashikuar më herët dhe në bazë të parashikimeve, andaj edhe ekziston mundësia për t’u shtyrë për në vjeshtë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












