Sport
‘Uragani’ shqiptar do të ndeshet në Luzern
Boksieri shqiptar tani jeton në Luzern dhe pritet të ketë përkrahjen e madhe edhe nga shqiptarët, të cilët gjithmonë i kanë dhënë përkrahje të madhe deri më tani
Njëri nga boksierët më të mirë shqiptarë, Tefik Bajrami, i njohur ndryshe si ‘Uragani’ shqiptar, ka paralajmëruar se përballjen e ardhshme do ta ketë më 1 prill në Luzern të Zvicrës, raporton albinfo.ch.
Vetë boksieri shqiptar ka njoftuar për përballjen e ardhshme. “Miq të respektuar: unë do të kem ndeshjen e ardhshme për kampion të botës për versionin WBU me datën 1 prill në qytetin Luzern të Zvicrës. Jam duke pritur konfirmimin nga federata për kundërshtarin tim, i cili do të jetë ndër top 50 më të mirë në botë në kategorinë deri 91 kg-Cruizer”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Boksieri shqiptar tani jeton në Luzern dhe pritet të ketë përkrahjen e madhe edhe nga shqiptarët, të cilët gjithmonë i kanë dhënë përkrahje të madhe deri më tani.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












