Lajme
Urime Festa e Pavarësisë, Zvicër!
Në Zvicër jeton një numër i madh i diasporës shqiptare, që kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë, duke qenë gjithmonë falënderues
Zvicra sot feston 732-vjetorin si shtet. Zvicra është një ndër shtetet më të fuqishme ekonomikisht dhe më neutrale në gjithë botën.
Ky shtet zakonisht pothuajse në të gjitha fushat shquhet për renditjet e para, si shteti me performancat më të mira në të gjitha dimensionet, shkruan albinfo.ch.
Zvicra është performuese e mirë jo vetëm e pagave të larta, ekonomisë së lartë, çokollatave dhe djathit, por edhe e demokracisë dhe tolerancës, që e shquan si shtet helvetik.
Gjithashtu në Zvicër jeton një numër i madh i diasporës shqiptare, që kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë, duke qenë gjithmonë falënderuese.
Festa me fishekzjarrë
Për shkak të motit shumë të nxehtë dhe të thatë, autoritetet lokale në gjithë vendin kishin konsideruar ndalimin e fishekzjarrëve në Ditën Kombëtare të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ndërsa ra shi në shumë zona ditët e fundit, një numër kantonesh tani po autorizojnë shfaqjet e fishekzjarrëve, duke përfshirë Bernën, St. Gallen, Schaffhausen, Thurgau, Appenzell-Ausserrhoden, Zug, Uri, Obwalden dhe Ticino.
Disa, mes tyre Cyrihu, Baselstadt, Bazeli, Solothurn dhe Lucerne, do të vendosin bazuar në motin në ditët që çojnë në 1 gusht.
Valais, nga ana tjetër, ka ndaluar fishekzjarrët pasi një zjarr masiv kishte shkatërruar pjesë të një pylli në një komunitet malor. Megjithatë, komunitetet individuale kanë lëshuar ndalime për shkak të rrezikut lokal të zjarreve në pyje ose për mbrojtjen e kafshëve.
Në Vaud dhe Gjenevë aktualisht ekziston një ndalim i kushtëzuar i zjarrit brenda dhe afër pyjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











