Feja
Urime për Muajin e Shenjtë të Ramazanit
Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, drejtori i qendrës islame në Bern të Zvicrës Hoxhë Mustafë Memeti përmes një mesazhi ka uruar gjithë bashkëkombasit shqiptar për fillimin e këtij muaji të shenjtë,
Ai shkruan mes tjerash se në muajin fisnik të Ramazanit, kultivohen vlera njerzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellt dhe dashuria midis njerzëve pa dallim etnie, ngjyre, gjuhe, pikëpamje ideologjike, njofton Albinfo.ch.
Mesazhi i plotë:
URIME MUAJI I MADHËRISHËM I RAMAZANIT
Me rastin e fillimt të muajit të Ramazanit në cilsinë e drejtorit pran qendrës islame të Bernit dhe kryetarit të forumit koordinativ të organizateve shqiptare islame në shtetin helvetik, uroi të gjithë bashkëkombasit tonë të konfesionit islam fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj këtë vit u sikronizua me zhvillime dramatike në arenën ndërkombtare, por muaji fisnik i ramazanit në të cilin kultivohet vlera njerzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellt dhe dashuria midis njerzëve pa dallim etnie, ngjyre, gjuhe, pikëpamje ideologjike dhe religjioni, është gjeneratorë konstruktiv i harmonisë ndërnjerzore.
Gjithashtu shpresojmë që ky muaj i shenjtë të pasqyrojë në menyrën konstruktive dhe të denjë bindjen fetare tonën për t’i përkushtuar lartësimin shpirtrorë në dobinë e vendit dhe shoqërisë sonë diverze si një aktë hynjorë dhe si të till duhet mbrojtur dhe kultivuar. Sepse agjërimi në vetëvetiun gërthen filozofinë e cila bazohet në dinjitetin, lirinë dhe solidaritetin midis njerzëve në përgjithësi.
Po ashtu uroi që muaji i Ramazanit të gjejë vendin ku jetojmë, shoqërinë dhe familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësojë agjërimin, të na bej prej adhuruesve të sinqertë, të na falë mëkatet tona dhe të na kaplojë me mëshirën e Tij.
Urojmë që paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut të jetë mbi ju dhe familjet tuaja!
Me respekt, miku juaj
Hoxhë Mustafë Memeti
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












