Kosova
Ursula von der Leyen nesër viziton Kosovën, do të pritet nga krerët e shtetit
Të enjten në Kosovë do të qëndrojë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Vizita e saj vjen në kuadër të një turi në rajonin e Ballkanit PErëndimor, ku pritet të flitet ndër të tjera edhe për ndihmën që do të ofrojë Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit për kapërcimin e krizës energjetike, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar e me rastin e vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentes së KE-së, bashkë me delegacionin përcjellës në Kosovë.
“Prandaj për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurta kohore, të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta, për çka kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











