Të tjera
Ushqimet që hëngrën liderët në darkën e Selanikut
Mediat greke publikojnë menynë e ushqimit
Ditën e djeshme, u zhvillua në Selanik Samiti i i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me liderët tjerë ballkanik.
Në samitin e liderëve të Ballkanit ishte edhe kancelari gjerman Scholz, i cili sot ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Pas samitit pjesëmarrësit darkuan në hotelin me pesë yje “Hyatt Regency”, në Selanik, shkruan abcnews, transmeton Albinfo.ch.
Mediet greke kanë publikuar menynë me ushqimet, që shijuan krerët e lartë të rajonit.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të provonin kuzhinën mesdhetare.
Më poshtë menuja e darkës
Levreku i marinuar me perime
Japrak me fruta deti me karkaleca dhe shafran Kozani
Domate me djathë dhie të freskët, arra dhe salcë ulliri.
Peshk fagri me zarzavate të skuqura dhe salcë xhenxhefili
Ëmbëlsirë pjeshke
Verë, Assyrtiko, Sauvignon Blanc (Tema, Pavlidis Estate)
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse












