Lajme
Ushtarët e Zvicrës festuan në Kosovë me traditat zvicerane
Pika kulmore e mbrëmjes ishte koncerti ushtarak zviceran Small Band - një formacion i vogël i muzikës ushtarake zvicerane
Lidhja me atdheun është e një rëndësie të madhe edhe për anëtarët e SWISSCOY, larg Zvicrës. Të shtunën, 1 gusht, 2015 pjesëtarët e kontingjentit të 32-të të SWISSCOY festuan festën e tyre kombëtare. Për herë të parë ky manifestim u bë në selinë e përgjithshme të kampit të KFOR-it Film City, në Prishtinë, thuhet në një njoftim që për albinfo.ch e ka dhënë Swissint. Në manifestim patën mundësinë të marrin pjesë ushtarë nga vende të ndryshme dhe njëkohësisht të njihen me traditat e Zvicrës.
Pas një dreke të 1 Gushtit për ushtarët zviceranë në fushën e operacioneve, festa u vu në dispozicion për të gjitha kombet. Në arenën e ndërtuar posaçërisht , ushtarët u njohën me një sport tradicional në Zvicër – mundjen. Në një turne të vogël, anëtarë të trupave SWISSCOY, sprovuan aftësitë e tyre në këtë sport tipik zviceran për të zgjedhur në fund edhe fituesin prej tyre. Ndërkaq në tarracën e objektit zviceran të kujdestarisë, shtëpia e Zvicrës, në një mot të përsosur luhej loja me letra – Jass.
Ceremonia e mbrëmjes, në të cilën i tërë kontingjenti SWISSCOY qëndronte në formacion, u ndoq edhe nga ambasadorja e Zvicrës, zonja Krystyna Marty Lang, si dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it, brigadieri Anton Valdner (Austri). Komandanti i kontingjentit, kolonel i Shtabit të Përgjithshëm Pascal Eggen dhe brigadieri Peter Wanner, mbajtën fjalimet e tyre me rastin 1 Gushtit, duke falënderuar kështu pjesëtarët e SWISSCOY për angazhimin e tyre në promovimin e shërbimit të paqes.
Ky formacion ditët e fundit pati një turne nëpër Ballkan me ç’rast ka performuar në ambasadat e disa vendeve të Evropës Juglindore. Koncertet më 1 gusht në SWISSCOY dhe më 2 gusht në Prishtinë për ambasadën zvicerane ishin dhe fundi i turneut, thuhet në përfundim të njoftimit.
(SWISSINT)
(Përktheu: Xhevdet Kallaba)
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës
















