Tematike
Ushtarët zviceranë falin Bajramin në terren, cilat janë reagimet e politikës
Një grup pjesëtarësh të ushtrisë kanë bërë dje, "faljen" e Bajramit, me uniformat e tyre ishtarake. Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme nga politika zvicerane
28 qershori ishte dita e parë e “Kurban Bajramit”, festës islamike të Sakrificës, më e madhja për myslimanët. Siç tregojnë fotot e një pjesëtari të ushtrisë (AdA), ushtarët zviceranë kanë zhvilluar ceremoninë e faljes, me këtë rast.
Fotografitë tregojnë disa burra me kostume ushtarake kamuflazhi duke u lutur mbi dyshekë në drejtim të Mekës, transmeton albinfo.ch. Në sfond shihen malet dhe disa automjete të blinduara të ushtrisë zvicerane. Pas muslimanëve që falen janë pjesëtarë të tjerë të ushtrisë.
Jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë ceremoni. Kështu, politikanë të partisë së krahut të djathtë SVP kanë reaguar duke e quajtur këtë veprim “fund të ushtrisë zvicerane” (deputeti i SVP-së, Glarner). Ndërsa deputeti tjetër i po kësaj partie, Mauro Tuena, njëherësh kryetar i Koninisionit Parlamentar për Siguri ka reaguar duke thënë se nuk është në rregull të ushtrohet religjioni në ambientet ushtarake, përcjell albinfo.ch. Ai ka deklaruar se po mendon të ngrejë çështjen e ceremonive fetare brenda ushtrisë në Komision dhe Parlament.
Politikanë të tjerë e shohin këtë ngjarje si një shenjë integrimi dhe diversiteti.
Kështu, deputetja e FDP-së, Doris Fiala, i sheh fotot joproblematike. “Ushtarët duhet të jenë në gjendje të ndjekin besimin e tyre edhe gjatë detyrës. Liria fetare vlen në Zvicër”. Përveç kësaj, të gjithë anëtarët e ushtrisë, pavarësisht nga feja e tyre, kanë të drejtën e kujdesit fetar. “Ushtria na tregon integrimin. Unë do ta konsideroja abuzive përdorimin e imazheve të tilla për të nxitur emocione politike”.
Deputeti i partisë së qendrës Mitte, Andreas Meier e sheh këtë veprim gjithashtu nga ana pozitive, transmeton albinfo.ch. “Ne jemi një vend laik, nëse dikush dëshiron të jetojë me besimin e tij gjatë shërbimit ushtarak, atëherë duhet të ketë hapësirë për këtë.
Njëri nga ushtarët që ka marrë pjesë në namaz thotë për 20 Minuten: “Kemi pasur lutjen e parë me një imam në ushtri të mërkurën. Ishte e mrekullueshme!” Namazin e organizoi batalioni i tij dhe aty ishte i ftuar imami, njëherësh kapelani i ushtrisë, Muris Begoviç. Ushtarët myslimanë dhe jomuslimanë morën pjesë në lutje. “Shokët tanë bënin shumë pyetje, ishte një moment që bëri bujë”, vazhdoi ushtaraku.
Një tjetër ushtar ka thënë për media se imami “i drejtoi namazet vërtet mirë”. “Kapelani i ushtrisë është gjithashtu i hapur për jobesimtarët.” Gjendja në mesin e pjesëtarëve të ushtrisë ishte e mirë. “Megjithatë, pas faljes së namazit, na urdhëruan të mos kontaktojmë me media dhe të mos shpërndajmë imazhe të namazit”, ka thënë ushtari.
Zëdhënësi i ushtrisë Mathias Volken lidhur me këtë ka thënë për mediat si vijon: “Udhëheqja e ushtrisë është shprehur në favor të kulturës së përfshirjes. Është përgjegjësi e ushtrisë të promovojë një kulturë në të cilën diversiteti trajtohet me vetëdije, respekt dhe me përfitim”. Arsyeja për këtë ishte Festa e Kurban Bajramit. Për shkak të këtij parimi udhëzues, një lutje myslimane në terren u zhvillua në Zvicrën lindore të mërkurën, vazhdoi zëdhënësi i ushtrisë.
“Rreth njëzet anëtarë të ushtrisë së besimeve të tjera nga të pesë kompanitë e Batalionit 6 të malor gjithashtu morën pjesë vullnetarisht në lutjen myslimane, në terren” vazhdon Volken, përcjell albinfo.ch. Lutja u drejtua nga kapiteni Muris Begovic, një kapelan i ushtrisë me prejardhje myslimane.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














