Shqipëria
Shqipëri: Ushtria merr në ruajtje objektet e rëndësisë së veçantë
Që prej pasdites së të premtes, ushtria ka marrë në ruajtje ambasadat e vendeve të huaja, të cilat konsiderohen objekte të rëndësisë së veçantë.
Vendimi për ruajtjen e këtyre objekteve me trupat e forcave të armatosura ka ardhur pas një vendimi të përbashkët midis ministrit të Brendshëm dhe asaj të Mbrojtjes.
Ushtria gjithashtu ka marrë në ruajtje edhe objekte të tjera, siç janë Kryeministria, ministritë, rezidencat e trupave diplomatike, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese.
Forcat e armatosura do të qëndrojnë në gatishmëri deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor, një praktikë e ndjekur në çdo palë zgjedhje, si në ato vendore, ashtu edhe në ato parlamentare.
Siç e bëri me dije në një dalje për mediat edhe drejtori i Rendit Publik, Alber Dervishaj, 84 objekte të rëndësishme, që ruheshin me forcat e policisë, tashmë do të ruhen nga ushtria.
Janë 280 punonjës policie që ruajnë objektet e rëndësisë së veçantë, të cilët pas planit të masave, do të angazhohen për mbarëvajten e procesit zgjedhor.
Më pas, përgjegjësia e ruajtjes së këtyre objekteve do të kalojë përsëri te policia.
Krahas ushtrisë, janë trajnuar rreth 7800 efektivë policie, që do të angazhohen përgjatë zgjedhjeve, nga të cilët mbi 5800 policë kanë marrë në ruajtje objektet zgjedhore në gjithë vendin.
Shqipëria ka 5417 qendra votimi, 90 KZAZ si edhe 90 Vend Numërimi të Votave, të cilat do të ruhen nga policia, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare














