Kosova
Uta Ibrahimi pas suksesit të saj, pritet me nderime në Kosovë
Pankartat: Mirë se erdhe Uta
Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, është shqiptarja e parë dhe personi i parë nga Ballkani që ka përfunduar ngjitjen e të gjitha 14 majave mbi 8 mijë metra të vargmalit të Himalajeve, ndryshe të njohura edhe si “çatia e Tokës”, transmeton albinfo.ch.
Pas këtij suksesi, ajo ka udhëtuar për në Kosovë dhe është pritur ngrohtë nga shumë njerëz me të zbritur në aeroport.
Uta kthehet në shtëpi pas përmbylljes së një prej rrugëtimeve më të jashtëzakonshme të saj, realizimin e projektit të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë.
Vlen të theksohet se ajo u kthye me një arritje historike që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë.
“Faleminderit, Uta, që lartësove shtetin tonë”, shprehet Hajrulla Çeku, ministri i Sportit. /albinfo.ch
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve



















