Kosova
Uta Ibrahimi, përsëri në Himalaje
Alpinistja Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që ngjiti majën e Everestit vitin e kaluar, sot udhëton për Himalaje, në tentim për të ngjitur maja të tjera, në kuadër të projektit të saj madhor për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë – 2 prej të cilave i ka ngjitur.
Maja Lhoste 8,516 metra, maja e 4-t më e lartë në botë, do të jetë projekti i radhës i Uta Ibrahimit. Por, pas përgatitjeve intensive për muaj të tërë, Uta beson se në po këtë ekspeditë do të tentojë të ngjisë suksesshëm edhe një maje tjetër, në mesin e majave 8000 m, për të cilën do të kemi më shumë informacione ditëve në vazhdim, përcjell albinfo.ch.
“Jam mirë fizikisht dhe psikikisht. Gjithë këto muaj ushtrim intensive, më japin besim që këtë herë do të provoj edhe një maje tjetër. Më duhet të shfrytëzoj çdo ditë deri në maksimum, që të ngjitem në sa më shumë maje, brenda afatit. Kjo për arsye se shpenzimet për këto ekspedita janë enorme dhe rastet si kjo janë të rralla”, shprehet Uta Ibrahimi. Kjo ekspeditë e Uta Ibrahimit u bë e mundur kryesisht falë përkrahjes financiare të donatorëve individualë, sponsorëve të ngushtë dhe njerëzve dashamirës e adhuruesve të alpinizmit. Ndërkohë, institucionet edhe këtë herë kanë heshtur përballë kërkesave e projekteve të alpinistes.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












