Shqipëria
Vaji i ullirit shqiptar nis eksportimin në Gjermani
Produktet shqiptare si ulliri, vaji i ullirit dhe vera, të prodhuara në Berat tashmë po eksportohen në Gjermani.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili ditën e sotme priti në një takim Sergej Schwab, drejtor i shitjeve dhe Gleni Meta, drejtor i blerjeve të një kompanie novatore në Gjermani për futjen e produkteve bujqësore të një cilësie të lartë dhe bazuar në praktika të qëndrueshme bujqësore.
Demo tha se në fokusin e kësaj kompanie janë produktet shqiptare si ulliri, vaji i ullirit dhe vera.
“Prodhuesit e vajit të ullirit “Ledianës dhe Arbërit” në Bilçë janë një nga eksportuesit e parë që kanë filluar bashkëpunim me këtë kompani gjermane dhe produktet “Made in Albania, Berat”, po ashtu vera nga zona Malinat, Berati është futur në portofolin e kësaj kompanie dhe këto produkte po eksportohen në disa vende të BE-së”, theksoi Demo.
Kryebashkiaku Demo u shpreh se “pëlqyeshmëria e lartë e produkteve nga konsumatori evropian ka hapur mundësinë e bashkëpunimit me disa distributorë të rëndësishëm në Gjermani”.
“Promovimi i produkteve që vijnë nga rajoni i Beratit dhe nxitja e zhvillimit të mëtejshëm të agrobiznesit, përmes politikave lokale është në fokusin e bashkisë”, tha Demo.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












