Shkurt.ch
Vajza 8 vjeçe humb jetën në kamp pushimi
Ajo po rrëshqiste tatëpjetë me një “teleferik” të improvizuar dhe pasi nuk ka mundur të frenonte është përplasur në trungun e një druri
Një vajzë 8 vjeçe ka humbur jetën në një kamp pushimi për fëmijë dhe të rinj në Oetwil an der Limmat, në kantonin e Cyrihut. Kampi organizohet tradicionalisht në pushimin e festës së besimit të krishterë të Rrshajave, nga lëvizja e krishterë Cevi. Vajza që po rrëshqiste tatëpjetë me një “teleferik” të improvizuar nuk ka mundur të frenonte dhe kështu është përplasur në trungun e një druri, duke pësuar plagë të rënda, nga të cilat ajo ka vdekur në spital. Sipas përshkirmit të përgjegjësve të kampit, siguresa e teleferikut nuk ka funksionuar në momentin fatal dhe kjo i ka kushtuar me jetë vajzës tetë vjeçe. “Teleferikun” e kishin vendosur pjesëmarrësit e kampit, në mes të drujve në një largësi prej 30-40 metrash dhe ndodhej në një pjerrësi të madhe.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











