Shkurt.ch
Vajza e Blocherit shet aksionet e BaZ
Ato pritet t`i blejë sërish ish pronari i BaZ, Tito Tettamanti
Rahel Blocher, që është vajza e dytë e ideologut të SVP-UDC-së, Christoph Blocher do t`i shesë aksionet që ka pasur në gazetën “Basler Zeitung” (BaZ). Ato pritet t`i blejë sërish ish pronari i BaZ, Tito Tettamanti, duke u bërë kështu aksionar kryesor.
President i ri i BaZ do të bëhet deputeti i FDP-së dhe ish moderatori televiziv, Filippo Leutenegger.
Kryeredaktor mbetet Markus Somm, i cili qe kontestuar nga stafi i gazetës, kur, para një viti qe emëruar në këtë post.
Holdingu medial posedon kapital prej 40 milionë frangash në aksione. Prej tyre Tettamanti merr 18.8% por duke mbajtur 53.6% të të drejtës së votës. Aksionarët tjerë marrin maksimalisht deri nga 12.5%.
Më 12 dhjetor, ish pronari i shumicës së aksioneve, Moritz Sutter (që i kishte blerë nga tettamanti) ia kishte shitur ato të bijës së Blocher-it.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












