Shqipëria
Vaksinimi i mësuesve në Shqipëri, 12 refuzojnë
Disa për frikën dhe pasigurinë ndaj vaksinës “AstraZeneca”, disa për sëmundje shoqëruese
Vaksinimi i mësuesve ka nisur në gjithë Shqipërinë, por me ritme të ndryshme. 36 mësues të shkollës “24 Maji” janë paraqitur sot në ditën e parë të vaksinimit në Vlorë, nga të cilët 22 kanë kryer vaksinimin, kurse të tjerët e kanë refuzuar.
Disa për frikën dhe pasigurinë ndaj vaksinës “AstraZeneca”, disa për sëmundje shoqëruese, janë shprehur mësuesit jashtë kamerave. Ndërsa, nga ana tjetër, mësuesit që e kryen vaksinimin shprehen të sigurt për efikasitetin.
Pas refuzimit të disa mësuesve, shefi i epidemiologjisë pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik, Agron Bashllari, u shpreh se ndonëse vaksina nuk është me detyrim, ajo është e domosdoshme, shkruan Euronews.al.
“Është një proces që do të zhvillohet me shpejtësi, do të vaksinohen mësuesit e shkollave, kopshteve, çerdheve, gati 1800 mësues. Sa i përket refuzimit të mësuesve, ne përpiqemi t’i informojmë, por është zgjedhje e individit, në vijojmë punën duke menduar që kemi mijëra njerëz që duan të vaksinohen”, deklaron Bashllari.
Procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur edhe në qytetin e Pogradecit, fillimisht në dy shkolla 9-vjeçare të qytetit, përcjell albinfo.ch.
Në total në rrethin e Pogradecit janë rreth 1200 vaksina që do të aplikohen në mësuesit e sistemit parashkollor, 9-vjeçar dhe të mesëm bashkë me stafet mbështetëse.
Po ashtu procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur edhe në Bilisht, ku do të vaksinohen 250 mësues, ndërsa po sot ka nisur edhe vaksinimi i të moshuarve në qytetin e Korçës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve













