Lajme
Zviceranët nuk do të lejohen të vaksinohen në Gjermani
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn synon të fillojë vaksinimet e para nga 15 dhjetori
Gjermania do të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit që nga mesi i dhjetorit, ndërsa në Zvicër duhet të pritet të paktën një muaj më shumë. Ndërkaq, bëhet e ditur se, “turizmi i vaksinimit” nga Zvicra në Gjermani nuk do të jetë i mundur, njofton srf.ch.
Në Zvicër pritet që vaksinimi kundër koronavirusit të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2021 (në disa njoftime thuhet, nga janari), transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, në Gjermaninë fqinje tashmë po ngrihen qendrat e para të vaksinimit nën presion të lartë. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn synon të fillojë vaksinimet e para nga 15 dhjetori.
Shkuarja në Konstancë (qyteti i parë gjerman matanë kufirit të Zvicrës) thjesht, për t`u vaksinuar, nuk do të jetë e mundur për popullatën zvicerane. Kjo për faktin se kusht për vaksinim është pasja e vendbanimit në Gjermani.
“Nëse Qeveria Federale nuk parashikon ndryshe, vendqëndrimi është vendimtar për vaksinimin në Baden-Württemberg,” ka thënë për SRF News Claudia Krüger, zëdhënëse e Ministrisë së Çështjeve Sociale në shtetin fqinj të Baden-Württemberg .
Shtetasit zviceranë që punojnë në profesione të rëndësishme ose në spitale dhe shtëpi pleqsh në Baden-Württemberg megjithatë do të jenë në gjendje të bëjnë vaksinat atje.
Aktualisht nuk është e mundur të thuhet nëse njerëzit nga vendet fqinje mund të vaksinohen në Baden-Württemberg në një periudhë afatmesme, thotë Krüger, përcjell albinfo.ch. Priorizimi i njerëzve që do të vaksinohen së pari përcaktohet në Gjermani në bazë të një rekomandimi nga Komisioni i Vaksinimit dhe Këshilli i Etikës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve












