Lajme
Valë e re e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia
Autoritetet gjermane kanë rritur shqetësimet dhe reagimet lidhur me valën e re të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia
Mediat gjermane kanë alarmuar shqetësimet e autoriteteve të disa landeve, të cilat gjatë muajit shtator dhe në fillim të këtij muaji janë përballur me fluks masiv të qytetarëve nga Maqedonia dhe Serbia që kërkojnë statusin e azilit në Gjermani, raporton INA.
Disa nga ministrat e brendshëm të landeve kanë kërkuar që të shqyrtohet liberalizimi i vizave për shtetasit e dy vendeve të Ballkanit. Ndërsa, një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga ministri i brendshëm federal, Hans – Peter Fridrih. Ai ka tërhequr vërejtjen për mundësinë e suspendimit të regjimit të vizave me Maqedoninë dhe Serbinë.
“Heqja e vizave me këto dy vende duhet të shqyrtohet”, deklaroi Fridrih, i cili i takon Unionit Kristiano Social (CSU) që është partia simotër e CDU-së së kancelares gjermane Angela Merkel.
Ai ka theksuar se liberalizimi i vizave nuk duhet të keqpërdoret për qëllime të azilit. Statistikat tregojnë rritjen e numrit të azilkërkuesve, ndërsa kryesisht bëhet fjalë për pjesëtarë të komunitetit rom të të dyja vendeve. Muajin e kaluar ka arritur në 1400 numri i aplikuesve për statusin e azilit
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











