Futboll
Valon Behrami dhe rruga plot peripeci drejt legjendës së ‘Nati’ – 3 momente të paharruara
Valon Behrami i ka dhënë shumë kombëtares helvete. 16 vite profesionale dhe 78 përballje ( dy gola). “Ka disa momente kur vuaj fizikisht. Kjo është fatkeqësi, sepse unë e dua futbollin,” thotë djali nga Mitrovica për zviceranen “SRF”, duke paralajmëruar pensionimin e tij nga ‘Nati’ pas KB.
Përkundër moshës jo të re dhe disa mungesave në Udineze, ai gjithsesi nuk është ndalur me stërvitjet intensive për të dhënë maksimumin për herë të fundit – që të shkruajë historinë. Është i vetmi futbollist që merr pjesë në katër kompeticione ndërkombëtare.
Trajneri Petkovic për të thotë:
Ai ka shansë për të arritur diçka historike. Kjo do ishte bukur për atë, por edhe për të tjerët. Ai do inspironte tjerët, për të ndjekur shembullin e tij.
Tre momentet e Behramit për arkivë
Karriera e Behramit në kombëtaren helvete është histori e gjatë, por në vijim keni tre momente të cilat duhet ti kujtojë çdo tifoz zviceran.
12 nëntor 2005: Behrami shënon golin më të rëndësishëm në barrazhë kundër Turqisë. “Për klubin ishte mirë, për mua momenti më i keq,” kujton Behrami. Sepse fytyra e tij nuk u ka pëlqyer shumë nga bashkëlojtarët e tij.
21 qershor 2010: Behrami nxiret jashtë me kartonin e kuq kundër Kiles në KB që mbaheshte në Afrikën Jugore. “Aty mësova shumë,” kujton Behrami.
15 qershor 2014: Ndaj Behramit shkaktohet ndërhyrje e padrejtë, megjithatë kolosi ngrihet dhe vijon lojën. Nuk ka kohë për t’u ankuar te arbitri. Vijon ndeshjen dhe mundëson golin e fitores 2:1 kundër Ekuadorit. “Kjo skenë më tregon mua më së miri. Dëshiroja ta fitoja me patjetër këtë përballje.”
Momentet e fëmijërisë
Behrami ka treguar për televizionin zviceran se gjatë fëmijërisë së tij nuk ka dashur të rikthehet në Kosovë. Gjithashtu kujton momentet kur nëna nuk i ka besuar talentin e tij të futbollit dhe se ky sport “nuk është për të, pasi nuk ka kohë gjithë ditën t’ia lajë veshmbathjet”.
“Por unë mund të ndaloja nga sot deri nesër. Nuk mundja ta dëgjoja më tepër. Ky është mentaliteti im, karakteri im. Më ka ndihmuar shumë,” përcjell albinfo.ch.
Behrami ka shkuar në Zvicër në moshën pesëvjeçare. Pas disa muajsh ai kishte ndjenjën se të huajt duhet të largohen. Në ‘NATI’ integrimi i tij zgjati më gjatë. Vetëm dy, tre lojtarë e kishin ndihmuar.
“Nëse sot ndonjë lojtar i ri nuk ndjehet mirë, shkoj dhe flas me atë. Behrami është si një vëlla i madh në skuadër, siç thotë ai për vete. Edhe për pak kohë. Pasi momentet e tij të bukura në ‘Nati’ po përfundojnë – me shpresë me një kujtim të fundi që do mbahet mend përgjithmonë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













