Lajme
Valton Krasniqi konkurron për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurovizion”
Këngëtari me prejardhje nga Kosova konkurron me këngën me titull “Turn Off The Light
Valton Krasniqi, i cili jeton në Zvicër, është një këngëtar tjetër shqiptar, i cili konkurron për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurovizion 2012”.
Këngëtari me prejardhje nga Kosova konkurron me këngën me titull “Turn Off The Light”. Për ta përkrahur Valton Krasniqin në këtë konkurrim, ju mund të jepni kontributin tuaj duke e votuar këngën në internet.
Për të votuar Valtonin ju së pari duhet të klikoni këtu dhe të regjistroheni.
Më pas për të votuar duhet të klikoni këtu dhe të gjeni emrin e Valton Krasniqit dhe këngës së tij “Turn Off The Light”, dhe duhet të klikoni “4 Stimmen”.
Në fund të faqes e shikoni ku shkruan “Absenden” dhe më pas vjen një lajmërim që vota juaj është regjistruar.
Ju keni mundësinë të votoni edhe dy këngëtaret tjetra shqiptare konkurruese në këtë garë, Albana Azizi me këngën “I love it” dhe Orgesa Zaimi me këngën “Every Minute”, duke ndjekur të njëjtën procedurë por duke klikuar mbi emrin e këngëtareve në fjalë
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











