Kosova
Vandalizohen veturat e dy mediumeve në veri të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi janë vandalizuar veturat e dy mediumeve që po raportonin në veri të Kosovës.
AGK-ja shkroi në Facebook të hënën se veturave të “Kallxo” dhe të Dukagjini” janë shpuar gomat dhe shkruhej Vetëm uniteti i shpëton serbët.
“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Asociacioni iu ka bërë thirrje gazetarëve që të kenë kujdes të shtuar.
Policia e Kosovës ka vendosur të evakuojë gazetarët, duke i futur brenda objektit të Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës.
Situata në Zveçan është më e tensionuar. Para kësaj komune janë mbledhur një grumbull i qytetarëve, ndërsa është edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës Gjuha, kënga dhe tradita si pasuri që duhet mbajtur gjallë edhe në mërgim... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër















