Lajme
Vapë e madhe në Zvicër: Rekordi, 36.9 gradë, u arrit në Bazel
Pak para orës 17.00 të pasdites, temperatura në Rajnë u ngrit në 36.9 gradë
Siç ishte paralajmëruar dy ditë më parë nga Meteoswiss, temperaturat e larta dhe vapa kanë kapluar tashmë pjesën më të madhe të Zvicrës
Ato kanë arritur nivelin e tyre të deritashëm vjetor, të premten, në Bazel, shkuan srf.ch.
Në këtë qytet që shpesh karakterizohet nga tempratura më të larta se pjesa tjetër e Zvicrës, pika e 35 shkallëve u tejkalua në orët e para të pasdites, transmeton albinfo.ch. Ndërsa pak para orës 17.00 të pasdites, temperatura në Rajnë u ngrit në 36.9 gradë.
Sipas të dhënave nga Meteoswiss dhe Zyra Federale për Meteorologji dhe Klimatologji, sot, temperatura është ngritur mbi 36 gradë edhe në disa vende të tjera. Meteonews rendit në këtë listë ndër të tjera edhe lokalitetet si Beznau dhe Würenlingen të kantinit Aargau.
Ndërsa 35.4 gradë janë matur në Cyrih dhe 33.1 gradë në Bernë. Shumë nxehtë ishte edhe në Gjenevë, ku u shënua temperatura prej 35.5 gradësh, përcjell albinfo.ch.
Veriu, befasisht ka kapërcyer Zvicrën Jugore për dy deri në tri gradë.
Temperatura të larta, mbi 36 gradë priten gjithashtu edhe të shtunën, më 1 gusht.
Kjo mund të thyejë rekordin e të gjitha kohëve sa i përket festës nacionale i cili deri tash është 35.6 gradë, transmetopn albinfo.ch. Kjo temperaturë është matur më 1 gusht të vitit 2018 në Cyrih-Kloten.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











