Lajme
Varfërohet diaspora, shqetësohen bizneset
Në vitin 2011, sipas UNDP-së, mërgimtarët mesatarisht kanë shpenzuar nga 2,352, ose 405 euro më pak se në vitin 2010
Diaspora kosovare e cila për disa vite ka qenë “hambari” i qytetarëve të Kosovës, ka filluar të varfërohet, kjo edhe për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë disa shtete të BE-së. Rënia e remitencave është vërejtur te bizneset dhe te familjet e bashkatdhetarëve në vendlindje.
Statistikat të cilat i sjell e përditshmja “express” tregojnë se gjatë vitit 2011, mërgimtarët mesatarisht për një vizitë shpenzuan nga 2,352 euro, që është për 405 euro më pak se një vit më parë, apo ne total rreth 45 milionë euro më pak.
Përveç që po vijnë sa më rrallë, mërgimtarët po vijnë edhe me më pak valixhe e me më pak buxhet. Bizneset në Kosovë këtë e marrin me më shumë shqetësim sepse dy muajt e verës, korrikun dhe gushtin i konsiderojnë sikurse bujku “fshirjen e lamës”.
“Të dhënat e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP, për të hyrat nga remitencat tregojnë se në vitin 2011 mërgimtarët mesatarisht për një vizitë shpenzuan nga 2,352 euro që është për 405 euro më pak se një vit më parë”, thuhet në raportin e “express”. Këto shifra dyshohet se kanë ndryshuar për të keq në masë të madhe sivjet.
“Po vërehet një rënie e theksuar e shpenzimeve të mërgimtarëve për shkak të krizës që i ka kapur ata në vendet ku punojnë”, shprehet Agim Beqiri, pronar i një dyqani rrobash në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












