Shkurt.ch
Varone nuk i përgjigjet gjykatës turke!
Në rast të një gjykimi, Varone mund të dënohet me burg deri në 5 vjet
Shefi i policisë së Kantonit të Valisit, Christian Varone, nuk do të paraqitet para Gjykatës kompetente turke për t`u marrë në pyetje lidhur me deliktin e kryer në muajin korrik në Turqi. Siç bën të ditur avokati i tij Philippe Loretan për mediet zvicerane, klienti i tij do të injorojë marrjen në pyetje që gjykata turke e ka caktuar për 25 shtator. Avokati thotë se Varone nuk ka pasur ftesë zyrtare për tu paraqitur. Në rast të një gjykimi, Varone mund të dënohet me burg deri në 5 vjet.Christian Varone qe kapur më 27 nkorrik në aeroportin e Antalia-s me një gur me vlera arkeologjike, që e kishte fshehur në valixhe. Ai ishte liruar nga arresti me detyrimin për t`u paraqitur në gjykimin që do të pasonte. Lidhur me gurin problematik, Varone ishte shprehur se nuk e kishte ditur se ai kishte vlera arkeologjike dhe i takonte gërmadhave të qytetit antik në afërsi të Antalias. “Unë kisha menduar se një gur me vlera arkeologjike duhej të ishte në muze dhe jo në skaj të rrugës”, kishte thënë ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












