Shkurt.ch
Varroset viktima e tretë e terrorit në Marakesh
Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga kantoni dhe nga Departamenti i jashtëm ti Qeverisë së Zvicrës
Është varrosur dje në Cadenazzo të kantonit të Tesinës, Christina C., viktima e tretë zvicerane e sulmit terrorist në Marakesh të Marokut. Siç njofton drs.ch., qindra veta kanë marrë pjesë në përcjelljen e fundit të vajzës 25 vjeçare.
Në ceremoninë mortore të mbajtur në kishën e Cadenazzos kanë qenë të pranishëm përfaqësues të pushtetit kantonal dhe të Departamentit të jashtëm të Qeverisë së Zvicrës.
Në meshën që ka mbajtur me këtë rast, Ipeshkvi i Luganos ka dënuar atentatin si një akt çnjerëzor i dhunës. Ai po ashtu është shprehur kundër çdo lloji të fanatizmit, shkruan blick.ch.
Famijen e Kristinës së vrarë në sulmin me bomba që ndodhi para dy javësh në Marok, e ka vizituar për ngushëllime edhe presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey. Ajo po ashtu ka vizituar në spital viktimën tjetër të atentatit, Morenën, e cila ka pësuar plagë të rënda dhe gjendja e të cilës po tregon shenja përmirësimi.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij












