Lajme
Vaud refuzon t’u japë të huajve të drejtën e votës në nivel kantonal
Shtetasit e huaj që jetojnë në kantonin Vaud nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet kantonale. Iniciativa që synonte t’u jepte këtë të drejtë u refuzua të dielën me 63.61% të votave kundër. Ndërkohë, një tjetër ndryshim u miratua: banorët e Vaud-it që jetojnë jashtë vendit do të kenë të drejtën të zgjedhin Këshillin e Shtetit.
Iniciativa, e nisur nga lëvizja qytetare Ag!ssons dhe e mbështetur nga e majta, kërkonte që të huajt – ashtu si në nivel komunal që nga viti 2003 – të merrnin pjesë në zgjedhjet kantonale, me kusht që të kishin jetuar të paktën 3 vite në kanton dhe 10 vite në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Por popullsia e Vaud-it zgjodhi të ruajë sistemin aktual, duke e refuzuar ndryshimin, ashtu si në vitin 2011, kur një iniciativë e ngjashme u rrëzua me afro 70% kundër.
Ky rezultat përbën një fitore për FDP-në dhe SVP-në, të cilat, së bashku me Lidhjen e Vaud-it, kundërshtuan iniciativën me argumentin se e drejta e votës në nivel kantonal duhet të mbetet e lidhur ngushtë me shtetësinë zvicerane.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














