Kosova
Vazhdon emigrimi i të rinjve, pavarësisht pandemisë
Duket se eksodi i të rinjve nuk ka të ndalur as në kohën e pandemisë.
Që nga hapja e kufijve për të lëvizur drejt Gjermanisë me test negativ PCR, rimbushen terminët edhe për vizë pune. Këtë njohësit e rrethanave e shohin si vazhdimësi e dëshpërimit nga standardi i ulët i jetesës në vend, përcjell albinfo.ch.
Sipas analistit Maksuti, politikat e deritanishme janë fajtore për emigracionin, raporton Alsat M.
“Atyre iu mungojnë reformat në drejtësi, iu mungon konsolidimi i shtetit juridik, iu mungon sundimi i të drejtës. Ata kanë vështirësi në fushën e arsimit, nuk gjejnë edukimin e merituar, nuk gjejnë shërbimet e nevojshme në shëndetësi. Barrën e përgjegjësisë e shoh përsëri tek politika! Kjo do të thotë se politika atë që nuk e ka bërë deri më sot, kjo situatë më tutje paraqet një kambanë alarmi”, tha Mersim Maksuti, analist.
Statistikat tregojnë se çdo i katërti person ka kërkuar punë jashtë kufijve të vendit. Përveç, fuqisë punëtore me zeje të ndryshme, rrugën drejt Perëndimit vazhdojnë ta marrin edhe profesionet më mirë të paguara. Ndonëse, janë në deficit, ikin kuadrot si mjekë, infermiere, arkitektë, inxhinierë e informatikës e të tjerë. Të rinjve nuk iu duket më interesante as puna e shtetit, thotë analisti Artan Dika.
“Është një sistem që ka dështuar të mbaj kuadrot apo trurin intelektual, ne vazhdimisht shohim politikanë që e kanë mbushur administratën publike me familjarë të tyre ndërsa flasin për depolitizimin e administratës. Shohim partitë që po shërbejnë si zyra punësimi, ku profesionalizmi dhe cilësia janë gjërat e fundit që kërkohen”, pohoi Artan Dika, analist.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Brendshme tregojnë se më tepër shtetas kanë dalë se sa kanë hyrë në vend. Vetëm gjatë korrikut, statistikat e policisë kufitare thonë se vendin e kanë lëshuar 56 mijë shtetas më shumë në raport me numrin e shtetasve që janë kthyer në vendlindje për pushimet e verës. /Albinfo.ch
https://www.youtube.com/watch?v=Mml73Y2acYE&feature=emb_title
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













