Shqipëria
Vazhdon kaosi nga bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, fshatra të izoluara, banorët e kalojnë rrugën në këmbë
Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë po vazhdon shkaktimin e kaosit në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve drejt shërbimeve bazë.
Rrëshqitja masive e dheut ka izoluar plotësisht zonën, duke e bërë të pamundur kalimin jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe automjetet private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset, shkruan euronews, transmeton albinfo.ch.
Situata ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, shumë prej të cilëve janë detyruar të kalojnë zonën e rrezikshme në këmbë.
Banorë të zonës – mes tyre fëmijë nën dy vjeç dhe të moshuar – kanë ecur rreth 2 kilometra në temperatura të ulëta për të kaluar në anën tjetër të aksit, ku i kanë pritur të afërmit me automjete.
Ndërkohë, deri më tani, aksi vijon të jetë i paralizuar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi afatin e hapjes së tij.
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit Zvicra do t’i japë përparësi imigracionit dhe marrëdhënieve me BE-në në vitin 2026, si dhe plani... -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës -
Polarizimi politik në rritje në Zvicër që nga viti 1990











