Lajme
Vazhdon kriza e zjarreve në Australi, angazhohet ushtria
Autoritetet australiane kanë angazhuar ushtarë me helikopterë dhe anije për të ofruar ndihmë në zonat e përfshira nga zjarret në natyrë. Rajonet më të goditura janë New South Wales dhe Victoria.
Mijëra persona janë vendosur në zona bregdetare për shkak të rrezikut nga zjarret. Në Mallacata të Victoria-s, rreth 4 mijë persona kërkuan strehim në bregdet.
Deri më tash, nga zjarret kanë vdekur 12 persona, ndërsa pesë të tjerë mbeten të zhdukur.
“Kemi qindra dhe mijëra njerëz në bregdet, të cilët po mundohen të strehohen në tendat e vendosura në plazhe”, tha Shane Fitzsimmons, komisioner i Shërbimit të Zjarrfikësve në New South Wales.
Kryeministri australian, Scott Morrison dhe ministrja e Mbrojtjes, Linda Reynolds, janë marrë vesh që të dërgojnë helikopterë dhe anije ushtarake në zonat e përfshira nga zjarri, pas kërkesës së qeverisë rajonale të Victoria-s.
Pritet që ushtria të ofrojë ndihma humanitare për njerëzit e prekur nga zjarret dhe t’ua mundësojë zhvendosjen, nëse një gjë e tillë bëhet e domosdoshme gjatë ditëve të ardhshme.
Për t’i shuar zjarret, Australia ka kërkuar ndihmë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












