Lajme
Vazhdon kthimi i azilkërkuesve
Dje në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ka ardhur një aeroplan me azilkërkues nga Gjermania, që kanë shprehur “dëshirë” për riatdhesim në Kosovë
Riatdhesimi i refugjatëve kosovarë po vazhdon me ritëm të ngadaltë. Derisa shkuarjet drejt perëndimit kanë qenë masive, duke ikur nga 10 autobus brenda natës, riatdhesimi është ecur zvarrë. Dje në aeroportin e Prishtinës ka ardhur një aeroplan me azilkërkues që kanë shprehur dëshirë vullnetarisht kthimin.
Siç raporton “Koha” të premten mbrëma një aeroplan nga Frankfurti me refugjatë nga Kosova ka aterruar në Aeroportin “Adem Jashari”. Aeroplani i kompanisë “Air Berlin” ishte nisur nga Frankfurti me refugjatë që “vullnetarisht po ktheheshin në Kosovë”.në ora 14:00.
Autoritetet zyrtare gjermane kanë thënë se do të vazhdojë kthimi i refugjatëve nga Kosova të cilët në Gjermani kishin shkuar edhe në fillim të këtij. Madje është kërkesë edhe e ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni, që të përshpejtohen procedurat e vlerësimit të lëndëve, e kushtimisht kthimit të tyre në vendlindje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











