Lajme
Vazhdon me tensione seanca e Kuvendit të Maqedonisë
Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO vazhdon ta kundërshtojë kategorikisht Platformën e Partive shqiptare si dhe kërkon që kryetari i Kuvendit të jetë nga partia që ka fituar zgjedhjet - VMRO
Seanca plenare e Kuvendit të Maqedonisë ka nisur sot me tensione dhe përplasje të mëdha ndërmjet deputetëve të VMRO- DPMNE-së në njërën anë dhe atyre të LSDM-së dhe partive shqiptare në anën tjetër. Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO vazhdon ta kundërshtojë kategorikisht Platformën e Partive shqiptare si dhe kërkon që kryetari i Kuvendit për emërime dhe zgjedhje të jetë nga partia që ka fituar zgjedhjet, përkatësisht VMRO-ja.
“LSDM-ja e gënjeu popullin. Ata gjatë zgjedhjeve nuk e paraqitën platformën që sot e pranojnë. Ajo që është me rëndësi dhe që duhet ta kemi parasysh është porosia e mijëra qytetarëve që kërkojnë një person kompetent në parlament që do e vendos komisioni për zgjedhje dhe emërim për hedhjen e platformave të huaja”, ka thënë Ana Llashkovska.
Antoniu Milloshoski kujton se Platforma është mashtrim paszgjedhor. “Nuk është e ndershme! Duhet të korrigjohet”, u shpreh Milloshoski.
“Nuk është mire që të tentojmë të formojmë shtet binacional duke lënë nën hije shumicën e vullnetit të qytetarëve. Përvoja flet se shtet binacionale nuk janë shtet të qëndrueshme. Mos të harrojmë se në shtet nuk jetojnë vetëm maqedonasit, por edhe shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit dhe të tjerë që Maqedoninë e konsiderojnë si shtet të tyre. Andaj duhet pasur parasysh këtë kur të vendosim për kreun e ri të Kuvendit. Sepse ideja për shtet binacional mund të rrezikoj stabilitetin e shtetit”, tha Miloshoski.
Veprimet e fundit, sipas tij, rrezikojnë edhe atë që u arrit në 2001 përmes Marrëveshjes së Ohrit.
“Në rast se stabiliteti I shtetit është interes I jonë I përbashkët, atëherë duhet të kemi parasysh dhe të respektojmë shumicën e qytetarëve të Maqedonisë. Në të kundërtën me lënien në opozitë numrin më të madh të qytetarëve vetëm se thellojmë edhe më tej krizën politike”, u shpreh Milloshoski.
Ndaj fjalimit të tij, reagoi Oliver Spasovski nga LSDM-ja.
“Është për t’u habitur se si një numër i madh i deputetëve të VMRO-DPMNE-së paraqiten për replikë ndaj deputetit që vjen nga radhët e tyre. Në rast se nuk ekzistojnë grupet parlamentare, atëherë pse humbëm kohë që sa ditë në koordinim me Ju. Situata vjen në absurditet në rast se ne jemi marrë vesh në koordinim në emër personal”, tha Oliver Spasovski, LSDM, procedurale.
Nga ana tjetër Xhevat Ademi, kërkoi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që të mos keqpërdorin Deklaratën shqiptare, dhe të mos kërkojnë shpëtim në fijen e kashtës.
“Në emër të BDI-së të përshëndes vazhdimin e seancës dhe kjo është më se e nevojshme për shtetin dhe për procesin pse jo edhe për ardhmërinë tonë. Dëshiroj të them se kemi mirëkuptim për gjithçka që është në kuadër të rregullores dhe debatit. Këtu nuk ka keqkuptime, megjithatë kam një sugjerim kolegjial për kolegët deputetë, të jen të kujdesshëm se çfarë orientimi do ti japin debatit. Sot jemi këtu që të konstituojmë organet e kuvendit, komisionin për zgjedhje dhe emërime, andaj me një sugjerim shumë miqësor, mos u kapni me tema jo të rëndësishme. Mos u kapni për fijen e kashtës, mendoj në Platformën shqiptare, ajo deklaratë është produkt vendor. Është vendim i qytetarëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë”, tha Ademi.
Dimovski pyeti Ademin në mënyrë direke se kush i dha BDI-së të drejtën që të përcaktoj se kush është fitues në Republikën e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Makinat e reja elektrike zvicerane rifitojnë terrenin, por nuk arrijnë objektivat Në një krahasim evropian, Zvicra ishte në mes të tabelës së renditjes për makinat elektrike në... -
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë -
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026?











