Shqipëria
Vazhdon protesta: Nga Elbasani në Shkodër
Protesta studentore vazhdojnë ende në Tiranë, edhe pse ultimatumi për plotësimin e 8 kërkesave të tyre parashtruar qeverisë skadoi pasditen e së martës.
Veç studentëve që janë mbledhur në Tiranë, sërish përpara Ministrisë së Arsimit, edhe nëpër rrethe vijon grumbullimi i tyre.
Në Korçë raportohet se studentë, të cilëve iu janë bashkuar edhe gjimnazistë, kanë nisur marshimin në bulevardin “Republika”, gjithnjë në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, në Shkodër studentët e nisën ditën me një marshim në rrugët e qytetit, për t’u nisur më pas drejt Tiranës. Sipas korrespondentit të Top Channel atje, grupi protestues u ndalën në gjimnazin “28 Nëntori”, ku i bënë thirrje nxënësve që t’iu bashkoheshin.
Nga Elbasani raportohet se studentët kanë nisur marshim drejt bulevardit kryesor të qytetit, e me të gjitha gjasat do të bllokojnë edhe rrugën nacionale drejt kryeqytetit.
Protesta vijon edhe në Vlorë, aty ku studentët janë mbledhur para ambienteve të universitetit. Në thirrjet e tyre bie në sy mostërheqja, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit














