Shqipëria
Vazhdon rritja e numrit të turistëve në Shqipëri
Sektori i turizmit pritet që të arrijë një tjetër rekord këtë vit
Hyrjet e të huajve shënuan në muajin e dytë të vitit rritje me 55.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti, bëri të ditur INSTAT në Shqipëri.
Sipas INSTAT hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin shkurt 2024, janë 981.295. Ky tregues rezulton me një rritje 41,1%, krahasuar me shkurt 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shkurt 2024, janë 1.002.781, duke shënuar një rritje me 44,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch.
“Në shkurt 2024 numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 500.756. Ky numër është rritur me 29,8%, krahasuar me shkurt 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 480.539. Ky numër është rritur me 55,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, vlerëson INSTAT.
Ndërkohë sa u takon daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shkurt 2024 janë 507.095. ”Krahasuar me shkurt 2023, ky tregues është rritur me 30,1%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shkurt 2024, janë 495.686. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 63,4%”, thuhet në publikim.
Sipas INSTAT, në shkurt 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 459.700 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8.147 dhe 2.979 shtetas.
Sektori i turizmit pritet që të arrijë një tjetër rekord këtë vit që sipas turoperatorëve është e lidhur së pari me një jehonë që vendi e trashëgoi nga viti i shkuar, promovimi intensiv në mediet ndërkombëtare që po vijon edhe këtë vit, rritjes së pjesëmarrjes së tregjeve të organizuara si dhe faktit që jemi ende një destinacion ekonomik.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













