Lajme
Vazhdon takimi në Bruksel
Vazhdon sot takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Pas shumë orësh të diskutimit dje, ka përfunduar pa asnjë rezultat takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel.
Është raportuar se është arritur një progres mes palëve, por nuk jepen detaje. Burimet e BE-së kanë bërë me dije, se palët janë afruar shumë në qëndrime rreth dy pikave, që kanë qenë në agjendë- zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, si dhe për marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, konkretisht se si do të marrë pjesë Kosova në takimet rajonale.
Por, shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, ka theksuar se pozicionet e të dy palëve janë edhe më të largëta. Stefanoviq u ka thënë mediave serbe se pala serbe do të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur marëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
“Situata është shumë e vështirë dhe bisedimet ishin të vështira”, ka thënë ai. Sipas tij, Serbia i mbetet besnike qëndrimit që në përfaqësimet rajonale të gjendet një zgjidhje e pranueshme, në përputhje me Rezolutën 1244.
Delegacioni i Kosovës dhe shefja e tij, Edita Tahiri kanë heshtur para mediave dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë as para e as pas nisjes së takimit.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë














