E-Diaspora
Vazhdon të jetë në arrati çeçeni që vrau shqiptarin
Gjatë përleshjes që ka ndodhur para tri vitesh, njëri nga sulmuesit, një çeçen, papritmas kishte nxjerrë një pistoletë dhe e kishte mbytur shqiptarin me një të shtënë në kokë nga afërsia
Kanë kaluar tri vite nga vrasja e një shqiptari 45 vjeçar në Linz të Austrisë ndërsa vrasësi është ende në arrati. Pas kryerjes së vrasjes ai ka ikur në Çeçeni, prej nga është dhe vazhdon të jetë i paarritshëm për autoritetet austriake.
Personat që ishin së bashku me çeçenin gjatë kryerjes së aktit kriminal, janë dënuar me kohë dhe tashmë i kanë mbajtur dënimet e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2014, kur katër veta (boshnjakë dhe çeçenë) ishin marrë vesh që të rrihnin shqiptarin 45 vjeçar Rexhep B. dhe shokët që ishin me të. Sherri, shkaktar i të cilit duket të ketë qenë xhelozia ka përshkallëzuar në një lokal të qytetit, shkruan orf.at.
Gjatë përleshjes, njëri nga sulmuesit, një çeçen, papritmas kishte nxjerrë një pistoletë dhe e kishte mbytur shqiptarin me një të shtënë në kokë nga afërsia, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas kësaj ai kishte ikur në Çeçeni, ku mendohet se vazhdon të qëndrojë.
Prokurori i lëndës thotë se ekstradimi nga atje në Austri duket i pamundur. Më e shumta që mund të arrihet është arrestimi i të arratisurit, por ai shpejt do të lirohej, pasi që Çeçenia nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të vet jashtë vendit.
Por, një zëdhënës i policisë thotë se ka ende shanse të mira që ai të kapet përmes një fletarresti ndërkombëtar, në rast se ai do të udhëtonte jashtë Çeçenisë, përcjell albinfo.ch. Një fletarrest ndërkombëtar që vlen në gjithë botën mbetet nüë fuqi me dhjetëra vite dhe përms tij ka mundësi që kurdoherë i dyshuari kryesor për vrasje të sillet para gjykatës austriake.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari Ngjarja ishte një homazh i përbashkët ndaj historisë dhe sakrificës, duke dëshmuar se kujtesa për Prekazin... -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve
Jeta në Zvicër
-
Një grua vdes pas aksidentit në autostradën A2, Basel-Landschaft Gjetjet fillestare tregojnë se disa automjete u përfshinë në përplasje. Një grua e re vdiq në... -
Rasti i vajzës me aftësi të kufizuara: OKB vendos kundër Gjykatës Federale -
Për AHV dhe ushtrinë: Dy të tretat e zviceranëve mbështesin taksën e pasurisë -
Crans-Montana: Padi penale kundër djalit të adoptuar të Morettit -
Shteti po ndërton zyra të reja – por punonjësit duan të punojnë nga shtëpia














