Lajme
Vazhdon tensionimi në veriun e Kosovës
Njoftohet se është plagosur në polic i Kosovës. EULEX-i apelon për qetësi. Komandanti i KFOR-it bisedon me Borko Stefanoviq
Lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës është prononcuar së fundi edhe EULEX-i. Në një kumtesë të tij EULEX-i kërkon zgjidhje të qetë dhe paqësore si dhe shmangie të veprimeve njëanshme. “Është e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore.
EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.
EULEX-i dhe Bashkimi Evropian në Bruksel e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.
Një polic është plagosur me granatë dore në këmbë, ka njoftuar ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi në orët e hershme të mëngjesit për KTV. Ndërkohë, zëdhënësi i policisë, Brahim Sadria thotë se ai është jashtë rrezikut për jetën
Lidhur me zhvillimet e fundit kanë raportuar edhe AP e Reuters , të cilat flasin për përpjekjet e Prishtinës për të marrë nën kontroll pjesën e saj veriore të kontestuar.
Raportohet se , në përpjekje për të qetësuar gjendjen, komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka nisur një takim me shefin e ekipit negociator serb, Borko Stefanovic. Bogdanovic dhe Stefanovic që kanë mbërritur në veri kanë zhvilluar bisedime me përfaqësues të EULEX-it
Ndërsa radioja e Kosovës në gjuhën serbe KIM Radio raporton se Njësia Speciale po çarmatos policët serbë të Policisë së Kosovës.
Rreth 200 serbë janë tubuar tek pika 31, duke kërkuar largimin e forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













