Lajme
Vazhdon ulja e infeksioneve në Zvicër: 684 raste për 3 ditë
Gjatë fundjavës kanë vdekur 3 veta nga Covid-19. Aktualisht 280 persona po trajtohen në spital për Covid-19, ose 28 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 684 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në tri ditët e fundit.
Ky numër e vendos mesataren e 7 ditëve në 338 që është 36 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 66,91, shkruan srf.ch.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 2.1 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht rreth 2 sosh ishin pozitive, tansmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindjeje.
Numri i testimeve të kryera në një mesatare 7-ditore është 20,523 teste në ditë dhe kështu është ulur me 13 për qind krahasuar me javën e mëparshme. P
BAG raporton 3 raste të reja të vdekjeve në lidhje me koronavirusin gjatë fundjavës që kaloi.
Aktualisht BAG raporton 280 persona që po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 28 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor














