E-Diaspora
Vdekja e autistes së re shqiptare, Gjykata federale refuzon ankesën e familjes
Gjykata federale zvicerane e ka hedhur poshtë ankesën e babait dhe të motrës së autistes së re shqiptare, e cila vdiq në vitin 2014. Mirëpo, ata e kundërshtojnë vendimin e tillë
Afera rreth vdekjes së autistes shqiptare Emilie Fortuzi, e cila vdiq në vitin 2014, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, definitivisht është mbyllur. Gjykata federale zvicerane e ka refuzuar ankesën e familjes së vajzës, e cila pretendonte në veprën penale “vrasje nga pakujdesia” ndaj një edukatori social të entit dhe të drejtoreshës së tij, në Fondacionin “Buissonnets”.
Në një vendim të publikuar gjatë javës së kaluar, Gjykata federale ka konstatuar se “Gjykata kantonale nuk e ka shkelë Ligjin federal”.
Ky vendim i Gjykatës e ka përfunduar betejën e gjatë juridike të familjes së viktimës. Pasi rasti ishte refuzuar të merrej parasysh nga Prokuroria publike, në janar të vitit 2015, babai dhe motra e viktimës i janë drejtuar Gjykatës kantonale të Fribourgut. Me këtë rast, në fillim të vitit 2016, një edukator dhe drejtoresha e entit ishin paralajmëruar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, përcjell albinfo.ch.
Vajza autiste shqiptare më 12 nëntor të vitit 2013 i kishte shpëtuar mbikëqyrjes se edukatorit nga Enti social „Home-École Romand“ në Friburg të Zvicrës.
Kërkimi i saj zgjati tre muaj me radhë, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Më në fund, në shkurt të vitit 2014, ajo u gjet e shtrirë pa jetë, në liqenin Schiffenensee, në afërsi të Friburgut.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës









