Kosova
Vdekja e katërvjeçares, familja ngre dyshime për neglizhencë të mjekëve
Dy ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një vajzë e moshës katërvjeçare.
Ajo në gjendje të rëndë shëndetësore ishte sjellë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës.
Prindërit e saj ngrenë dyshime se ajo u neglizhua nga ana e mjekëve në Spitalin e Gjakovës.
Prindërit e katërvjeçares thonë se vajza e saj u rrah nga disa fëmijë të familjarëve, për çka të premten e shkuar iu rëndua gjendja.
“Kur jam nis me ardhë në shpi, e kam marrë cikën, më ka thanë më ka ra Jakupi edhe djemtë e Sabinës më kanë rrehë. Lëndime ka pasur në gjoks, të ënjtur”, ka thënë Ardiana Hajra, nëna e katërvjeçares.
E ëma thotë se e kishte dërguar të bijën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, dy herë brenda ditës, por të njëjtët i kishin përshkruar ilaçe vetëm për trajtimin e temperaturës që kishte vajza.
Ajo po ashtu tregon se pati edhe neglizhencë të mjekëve në trajtimin mjekësor të së bijës në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ku e dërgoi të bijën një ditë më vonë, siç i kishin rekomanduar nga Qendra e Mjekësisë Familjare.
“Ka katër e mëngjesit ka nis vajzës me iu bë zi, se ka pasë gjakderdhje e ne nuk e kemi ditë. Kam shku te mjeku i kam thënë vajza është shumë keq, më ka thënë shko në dhomë se tash vij. Mjekja nuk ka ardhë deri në orën tetë të mëngjesit”, thotë nëna e katërvjeçares.
Sipas prindërve të katërvjeçares, ajo u transferua në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë, për çka pastaj mjekët iu thanë se ka një infeksion që i ka shkaktuar gjakderdhje.
“Kam hy në dhomë dhe më tha se vajza nuk është sëmurë nga të rrahurat, por ka infeksion dhe prej asaj i është shkaktuar gjakderdhja”, ka thënë e ëma./Top Channel
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











