Lajme
Vdes në spital kosovari i goditur nga makina në autostradë
34 vjeçari ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në spital, nga plagët që kishte pësuar
Një shtetas 34 vjeçar i Kosovës icili kishte ikur pasi qe kontrolluar nga policia është goditur nga një makinë dhe ka pësuar plagë të rënda. Ai ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në spital, nga plagët, raporton blick.ch.
Siç ka shkruar albinfo.ch, personi në fjalë ishte në kërkim nga policia. Deri sa po ecte në autostradën A1 pranë Baden AG gjatë natës ai është goditur nga një makinë.
Këmbësori është shtetas kosovar i cili kishte ndalim të hyrjes në Zvicër dhe po ashtu nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër, ka njoftuar të premten policia kantonale në Aargau, shkruan sda.ch. Sipas informacioneve, ai është vënë re gjysmë ore para aksidentit në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një zënke dhe është larguar me vrap nga ai vend.
Mjekët dhe policia e kanë gjetur atë me lëndime të rënda. Ai nuk ishte në gjendje të reagonte, ose të fliste. Një ambulancë e ka transportuar atë në spital. Sipas policisë, drejtuesja e automjetit ka shpëtuar pa lëndime por e traumatizuar.
Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit. Zyra e prokurorit publik në Baden ka hapur hetimet përkatëse.
(Foto: Kapo Aarrgau)
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












