Kosova
Vdes një shtetas zviceran në Aeroportin e Prishtinës
Shtetasi zviceran humb jetën teksa priste fluturimin për në Zvicër
Raportohet se një shtetas zviceran ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi iu përkeqësua papritur gjendja shëndetësore ndërsa po priste për të udhëtuar drejt Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Stafi mjekësor i aeroportit ka ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmë emergjente, por pavarësisht përpjekjeve, shtetasi zviceran nuk arriti të mbijetojë.
“Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore. I njëjti ka marrë ndihmë mjekësore, por më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë publik deri në përfundimin e procedurave ligjore dhe informimin e familjarëve.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te udhëtarët që ndodheshin në terminal në momentin e incidentit, ndërsa fluturimet janë zhvilluar normalisht pas përfundimit të procedurave të nevojshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?











