Lajme
Vdes një ushtar amerikan në Kosovë
Ka ndërruar jetë një ushtar amerikan që po shërbente në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Mbrojtjes, përmes një njoftimi.
“Ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeç, nga Uillamina e Oregonit, ka vdekur si rezultat i një incidenti joluftarak më 4 korrik, në kampin në Novo Sellë, Kosovë”, thuhet në njoftim.
Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Klass ishte pjesë e e Batalionit 2, Regjimenti i 162-të i Këmbësorisë, Ekipi Luftarak i Brigadës së Këmbësorisë në Gardën Kombëtare të Oregonit.
Lidhur me rastin kanë nisur edhe hetimet.
Në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, të njohur si KFOR, janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 trupa sa janë në total.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












