Lajme
Vdes çiklisti zviceran, Gino Mäder, pas rrëzimit gjatë garës “Tour de Suisse”
Mäder vdiq pas rrëzimit të tij të rëndë të enjten në Tour de Suisse, bën të ditur skuadra e tij, Bahrain Victorious. Ai ishte një nga çiklistët më premtues në vend
Ka ndërruar jetë çiklisti profesionist zviceran, Gino Mäder. Ky lajm i hidhur konfirmohet nga skuadra e tij Bahrain Victorious. 26-vjeçari është rrëzuar në zbritjen nga Qafa malore Albula në destinacion në La Punt të garës Tour de Suisse, të enjten dhe është dashur të rianimohet, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, ai sot, në orën 11:30 nuk u ka mbijetuar plagëve nga rënia e tmerrshme dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Chur-it.
Lajmi për vdekjen e të riut është tema kryesore në mediat zvicerane pasditen e sotme
Para se të shpallej vdekja, kishte ende shpresë. Roland Kretsch, mjeku në vendin e aksidentit, kishte shpjeguar për mediat se reanimacioni kishte funksionuar shpejt dhe mirë. Mäder u ringjall menjëherë, u stabilizua dhe më pas u dërgua në spital me një helikopter Rega. Ai ishte pa ndjenja gjatë gjithë kohës, transmeton albinfo.ch. Rrëzimi i Mäder dhe Magnus Sheffield ka ndodhur nga Qafa Albula gjatë zbritjes së shpejtë me rreth 100 km/h në destinacionin e La Punt.
Fillimi i fazës së 6-të nga Chur në Oberwil-Lieli fillimisht u shty dhe më vonë u anulua. Në konsultim me ekipin e çiklistit Mäder dhe familjen e tij, organizatorët e turneut kanë vendosur të vazhdojnë turneun të paktën të premten, përcjell albinfo.ch. Të premten, çiklistët do të garojnë vetëm 30 km të fundit në Oberwil-Lieli pa matje të kohës – në kujtim të kolegut të tyre, Mäder. Të premten në mbrëmje, organizatorët e Tour de Suisse do të vendosin se si do të vazhdohet tutje, nga e shtuna.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











