Lajme
Vdes zëvendëskancelari i Zvicrës, André Simonazzi
Në nëntor 2008, Simonazzi u emërua Zëvendës Kancelar dhe zëdhënës i Këshillit Federal, detyrë që e ushtroi deri në fund të jetës së tij
Zëdhënësi i Këshillit Federal dhe Zëvendës Kancelari André Simonazzi ka vdekur. Kjo bëhet e ditur nga Kancelaria Federale. Banori i kantonit Valis u rrëzua dhe vdiq të premten “në një nga shëtitjet e tij të zakonshme”.
André Simonazzi ishte 55 vjeç. Ai la pas gruan dhe tre fëmijë të rritur.
“André Simonazzi ishte një nëpunës publik në kuptimin më të mirë të fjalës”, thuhet në deklaratën e Kancelarisë Federale, transmeton albinfo.ch. “Ai e shihte komunikimin qeveritar si një shërbim për publikun dhe qeverinë. “Ai dëshironte ta përdorte atë për të krijuar kushtet më të mira të mundshme për Këshillin Federal dhe punën e tij”, kështu njihet puna e Simonazzit.
Mbi 15 vjet në detyrë si zëdhënës i Këshillit Federal
Simonazzi, i cili vjen nga qyteti Monthey i Kantonit Valis, ka diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës. Më pas është trajnuar si gazetar në gazetën “Nouvelliste”. Nga viti 1995 deri në vitin 1998 ai punoi për Caritasin e Zvicrës si zëdhënës për Zvicrën frëngjishtfolëse, shkruan srf.ch. Në vitin 1998 ai mori përsipër gjithë Departamentin e informacionit.
Në vitin 2004 iImonazzi iu bashkua shërbimit informativ të Departamentit Federal të Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimeve (Uvek). Fillimisht ai ishte zëvendës shef i informacionit dhe zëdhënës për Zvicrën frëngjishtfolëse. Në vitin 2005, Simonazzi u bë shef i informacionit në departamentin e këshilltarit federal të atëhershëm nga PS, Moritz Leuenberger.
Në nëntor 2008, Simonazzi u emërua Zëvendës Kancelar dhe zëdhënës i Këshillit Federal. Që nga 1 janari 2009 ai kishte marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë, kishte mbajtur procesverbale dhe kishte drejtuar disa seksione në Kancelarinë Federale si dhe shërbimin presidencial.
Simonazzi shërbeu gjithashtu si shef i komunikimeve për Këshillin Federal.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









