Kosova
Vdiq Nazmi Mikullovci, kryetar i Bordit të AKP-së
Raportohet se ka vdekur sot Nazmi Mikullovci, kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Lajmi u dha nga familjarët e tij, por edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
“Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci. Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj. Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook. Kurti shprehu ngushëllime për famijen Mikullovci, ndërsa tha se atë e kishte bashkëpunëtorë më shumë se një dekadë.
“Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit. Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi. Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj”, tha ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













