Lajme
Vdiq si pasojë e kontaktit me rrymën – policia jep detaje rreth rastit që ndodhi dje në Pejë
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes së një qytetari nga Peja, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Në raport policia bën të ditur se viktima kishte qenë duke punuar me një kamion, ku pastaj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
I njëjti ishte dërguar menjëherë në spitalin e Pejës, ku më pas kishte ndërruar jetë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, përderisa ishte duke punuar me një kamion, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, me ç’rast ka pësuar lëndime, viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, ku ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran











