Kosova
Vëllai i ish-presidentit Thaçi: Për shkak të vështirësive financiare, reduktuam ekipin mbrojtës
Vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që po gjykohet në Gjykatën Speciale për krime lufte, ka treguar se për shkak të vështirësive financiare, janë detyruar të reduktojnë ekipin mbrojtës të tij.
“Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri në fund të vitit të kaluar, për shkak të vështirësive financiare, jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është z. Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Z. Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024. Ne e falënderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e z. Thaçi. Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, ka thënë ai.
Këtë të martë u bë e ditur se ekipi mbrojtës i përbërë prej Gregory Kehoe dhe të tjerëve kanë bërë kërkesë për tërheqje nga mbrojtja e ish-presidentit për shkak të mospagesës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











